Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis shpërndarja e patentë shoferëve me dizajnin e ri

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur shpërndarjen e patentë shoferëve me dizajn të ri.

Ndryshimi i dizajnit të patentës po bëhet për të tretën herë, ndërsa sipas drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha, kësaj radhe është bërë shkaku i vendosjes së elementeve të reja, të cilat lidhen me procesin e digjitalizimit.

Hoxha ka thënë se për zëvendësimin e tyre nuk ka ndonjë afat dhe nuk është i obligueshëm.

Ai nuk ka dhënë një çmim se sa i ka kushtuar buxhetit ky dizajn dhe as rreth procedurave tenderuese, por ka deklaruar se projekti hyn në kuadër të furnizimit me dokumente dhe mirëmbajtje të sistemeve.

Por kosovarët kanë problem me patentë shoferin ngase disa shtete nuk e njohin atë.

Sipas ministrit Flamur Sefaj, sistemi i digjitalizimit do të pamundësojë falsifikimin e dokumenteve.

Ministri ua shpërndau patentat e reja tre aplikuesve të rinj të përzgjedhur.

Afati i patentave të reja do të jetë 10 vjeçar.

Artikuj të ngjashëm