Shtetet anëtare të Interpol-it po mblidhen sot në Dubai për të zgjedhur presidentin e ri pasi ish-lideri i agjencisë u ndalua në Kinë.
Meng Hongwei, që ishte zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë derisa po e drejtonte edhe Interpol-in – u zhduk derisa ishte në një udhëtim në Kinë gjatë muajit shtator. Më vonë doli se njeriu i brendshëm për shumë vjet i Partisë Komuniste me përvojë në aparatin e sigurisë së Kinës ishte ndaluar si pjesë e një spastrimi të gjerë anti-korrupsion, transmeton Koha.net.
Mbledhja e përvitshme e Interpol-it ka nisur sot dhe do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat një vjeçar.
Agjencia e lajmeve AP shkruan se shtetet anëtare të Interpol-it do të vendosin edhe nëse Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota, gjë e cila do t’i mundësonte vendit të lëshojë urdhër-arreste të kategorisë së kuqe për zyrtarë serbë që Kosova i konsideron kriminelë lufte.
-
Flet gruaja e kreut të zhdukur të INTERPOL-it, s’është e sigurt nëse ai është ende gjallë
-
Shefi i Interpolit dha dorëheqjen para se të shkonte në Kinë
-
INTERPOL-i i kërkon informacione Kinës për presidentin e zhdukur
-
Drejtori i INTERPOL-it besohet se është në Kinë
-
Zhduket kreu i Interpolit, Franca nis hetimet për vendndodhjen e tij