Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gastronomët kërkojnë lirimin e masave

Ka nisur protesta e gastronomë në Prishtinë. Me pano “Krejt dhe padrejtë” apo “Padrejtësia. Padrejtësi” dhe “Nëpërkëmbje”, një nuëmr i madh i gastronomëve janë mbledhur para Qeverisë.

Motoja e protestës është “me një vaksinë nuk çel vera”.

Gastronomët po kërkojnë lirimin e masave dhe heqjen e kufizimit të lëvizjes. Ata thanë dje në konferencë se Qeveria aktuale dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë premtuar lehtësim të masave nëse bie numri i rasteve, por kjo nuk ka ndodhur, siç kanë thënë.

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, tha se mbajtja e masave anti-COVID nuk ka efekt në uljen e rasteve. 

Ndërsa, Arian Vranica tha se Qeveria nuk ka plan për hapjen e sezonit të verës. Ai tha se kështu po rrezikohet periudha më e rëndësishme e shtetit. 

{gallery}