Bruksel, 28 shtator - Shqipëria dhe Maqedonia zhvilluan sot takimin e parë shpjegues të legjislacionit të BE-së për kapitullin e 23-të të negociatave të anëtarësimit, që ka në themel gjyqësorin.
Takimi i sotëm shënon fillimin e punës teknike të negociatave të anëtarësimit, që pritet të hapen në vitin e ardhshëm, ndërsa Shqipëria po fiton kohë në përgatitje të procesit. Komisioneri Johannes Hahn vlerësoi përpjekjet që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia në kuadër të procesit të hapjes së negociatave.
‘Shqipëria ka bërë progres në reformën në drejtësi, është në rrugën e duhur drejt BE-së’ tha ai. Ministrja shqiptare e Drejtësisë, Etilda Gjonaj referuar kapitullit 23, tha se Shqipëria do ta mbyllë në një fazë të hershme, pasi vettingu po vijon pastrimin e gjyqësorit duke rikthyer besimin e qytetarëve të drejtësia.
Procesi screening është mjaft i rëndësishëm dhe shënon një faqe të re për mobilizimin e vendit për vijimin e reformave. Vendimi për të hapur negociatat në 2019 e vendos Shqipërinë në kushte duke i dhënë fuqi dhe në fillim të këtij procesi është një përballje për përgatitjen e negociatave. Nuk është vetëm takim teknik. Reforma e drejtësisë ka garantuar një transformim të plotë të sistemit të drejtësisë dhe me zbatimin e saj Shqipëria do të jetë në krah të vendeve evropiane duke rikthyer besimin e shqiptarëve. Kapitulli 23, më i vështiri dhe që duhet më shumë kohë, në rastin e Shqipërisë do të synohet që të mbyllet në një fazë të hershme. Vettingu ka kthyer besimin e munguar, por po transformohet duke larguar një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh. Procesi po vijon me vendosmëri. Rruga e shqiptarëve dhe rajonit është familja evropiane.
-
Holanda sqaron votën “jo” për Shqipërinë: Duam rezultate në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit
-
Mogherini-Hahn: Shqipëria, në rrugë të pakthyeshme drejt BE-së
-
Hahn thotë se Shqipëria është në rrugën e duhur, e Rama se ajo meriton të hapë negociatat e anëtarësimit
-
Kthesë historike në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së – hapet kapitulli i parë i negociatave
-
Kthesë historike në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së – hapet kapitulli i parë i negociatave