Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis ndërtimi i lapidarit të dëshmorëve në Strellc të Ulët

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 21- vjetorit të çlirimit, Komuna e Deçanit filloi sot ndërtimin e lapidarit të dëshmorëve në Strellc të Ulët, i cili parashihet të përfundojë brenda këtij viti.

Kryetari Bashkim Ramosaj tha se ky lapidar do të nderojë të kaluarën dhe gjakun e derdhur për liri.

“Në një prej simbolikave të rëndësishme është kur nderojmë dhe vlerësojmë sakrificën e bashkëluftëtarëve të popullit tonë. Sot filloi ndërtimi i lapidarit të dëshmorëve në Strellc, i cili do t’i rezistojë kohës dhe do të na bëjë të ndihemi të nderuar kur e nderojmë të kaluarën tonë dhe gjakun e derdhur për liri. Projekti është i paraparë të përfundojë këtë vit dhe besoj që do të takohemi kur të përfundojë”, tha ai.

Në këtë ditë çlirimi, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lule edhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gllogjan./KsP.

Artikuj të ngjashëm