Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis ndërtimi i çerdhes moderne në Klinë

Mbi 530 mijë euro do t’i kushtojë ndërtimi i çerdhes moderne për fëmijë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kështu tha ministri në detyrë, Shyqyri Bytyqi me rastin e vënies së gurthemelit të çerdhes në Klinë.

Ministria e financon komplet këtë projekt, tha Bytyqi

I pari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e vlerësoi këtë projekt më të rëndësishmin në komunën e Klinës.

Artikuj të ngjashëm