Në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, nga data 1 deri 3 maj, do të mbahen një sërë aktivitetesh të Komunës së Gjilanit.
Sot, më 1 maj do të mbahet turniri në futboll të vogël, turniri i shahut dhe ndezja e flakadanëve në përkujtim të 114 dëshmorëve të Betejës së Koshares.
Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditën e dytë të manifestimit ditën e martë me mbajtjen e orës së madhe letrare “Muza e Agimit”, ndërsa në ditën e tretë dhe të fundit do të mbahet Dita e SHFMU “Agim Ramadani”, vendosja e luleve te shtatorja e Agim Ramadanit në Gjilan, transmeton kp.
Po ashtu, do të mbahet edhe një program i shkollës “Agim Ramadani”, si dhe aktiviteti “Krosi i lirisë”-nga varri i Idriz Seferit deri te kroi i Agimit, si dhe tubimi qendror “I këndojmë Agimit”.
-
Agim Ramadani u portretizua si arkitekt i thyerjes së madhe
-
Përkujtohet dhe nderohet roli i Agim Ramadanit në thyerjen e kufirit
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave
-
1 Qershori shënohet me aktivitete nga sporti e deri te kampingu e kërkim-shpëtimi
-
Dita e tretë e fushatës