Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Logopedisë, të hënën filloi Konferenca e Parë Evropiane e Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit.
Të pranishëm në këtë konferencë, të zhvilluar në Kolegjin Heimerer, ishin përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), përfaqësues nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Austria, Anglia, Skocia dhe Amerika.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHapja e konferencës është bërë nga drejtori i Kolegjit, Petrit Beqiri, i cili i falënderoi të gjithë të pranishmit dhe tregoi edhe njëherë rolin e profesionit të logopedit në Kosovë dhe sfidat më të cilat ballafaqohen si pacientët po ashtu edhe logopedët dhe njëherësh i falënderoi edhe të gjithë studentët, bashkëpunëtorët dhe mysafirët të cilët vazhdojnë të bëjnë punë të mrekullueshme për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e logopedit tek popullata si dhe u promovua dokumentari “Të jetosh me Disfagi” i cili është realizuar nga studentët dhe asistentët e kolegjit.
Më pas, Lulavere Behluli nga MAShT përgëzoi Kolegjin për këtë organizim duke u shprehur që kjo konferencë është me interes shumë të veçantë për Ministrinë e Arsimit dhe të gjitha institucionet relevante në vend për zhvillim të këtyre profesioneve duke pasur parasysh mungesën e këtyre shërbimeve dhe nevojës së madhe të pacientëve për to.
Ndërkaq Arbërie Nagavci, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, u shpreh se sfidë nuk e kemi vetëm mungesën e logopedëve, por sfidë ende mbetet infrastruktura, kushtet, pajisjet por edhe kompetencat e mësimdhënësve. Po ashtu, Nagavci u shpreh shumë e kënaqur me reflektimet pozitive që i ka marr nga përfaqësuesit e shkollave të ndryshme të Komunës së Prishtinës, ku studentët e Kolegjit Heimerer e kanë mbajtur praktikën, ku ata kanë treguar një përkushtim shumë të madh në punë. Në fund, drejtoresha Nagavci potencoi gatishmërinë e Komunës së Prishtinës për të përkrahur konferenca dhe iniciativa të tilla në mënyrë që në të ardhmen këto profesione të arrijnë në nivelin e shteteve evropiane.
Sot, po ashtu u prezantua edhe tema “Historia e Logopedisë në Evropë” nga Eva Maria Roenmayr Khemiri, eksperte e logopedisë nga Austria, pastaj “Bërja e më të mirës në familje” nga Clare Sheridan, eksperte e rehabilitimit koklear nga Anglia dhe në fund do të mbahet debati me temën “Funksionalizimi i Shërbimeve Logopedike në Sistemin Shëndetësor Kosovar”, ku debatues do të jenë; Gazmend Tahiraj nga Shoqata Kosovare për Promovimin e Arsimit Gjithëpërfshirës, LulavereBehluli nga MAShT, Armend Mustafa nga Ministria e Drejtësisë, Arbërie Nagavci nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës, Afrim Maliqi nga Hendikos dhe Gjoke Osmani nga SHFMU “Selman Riza” Gjakovë.