Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis gjykimi “financiar” ndaj ish–rektorit Hasani

Ish-rektori i Universitetit, Enver Hasani, nuk e ka dëmtuar buxhetin e UP-së, sipas super ekspertizës financiare të bërë nga tre ekspertë, të cilët në shqyrtimin fillestar gjyqësor dhanë sqarimet e tyre, raporton KTV.

Ish-rektori Hasani akuzohet se bashkë me shefin e zyrës së prokurimit, Hakif Veliu, dhe drejtorin e Institutit për Studime Ndërkombëtare, kishin falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për nevojat e UP-së”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, kur këtu erdhi radha që ekspertin ta marrë në pyetje prokurorja Drita Hajdari, atij i doli mjaft punë.

Muhamet Aliu Ekspert i ekonomisë nuk mundi të sqaronte se kishte arritur të bënte kalkulimet e ndryshimeve financiare, derisa nuk ishin kryer pagesat për faturën e dytë. E pas shumë pyetjeve, për të cilat Aliu nuk pati përgjigje, prokurorja konstatoi se ekspertiza i tejkalon detyrat e dhëna nga gjykata. Kjo shkaktoi përplasje mes prokurores dhe avokatëve.

Në këtë seancë gjithashtu u dëgjua edhe dëshmia e ekspertes së gjuhës angleze, Sadete Pllana.

Ndërsa prokurorja propozoi që në seancën e radhës, të caktuar më 8 maj, të ftohet si dëshmitar Jorgji Qiriako, si i përfshirë në lidhjen e kontratës dhe i cili përmendet në deklaratat e Albert Rakipit.

Megjithatë, gjyqtari Arben Hoti tha se për këtë do të vendoset jashtë shqyrtimit gjyqësor.