I është dhënë start formalizimit të ndarjes së Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga subjekti më i madh politik në Kosovë, të enjten janë larguar rreth 40 aktivistë, shumë nga të cilët kanë qenë pjesë e Sekretariatit të Përgjithshëm që në vitet e fundit më së gjati është kontrolluar nga Dardan Molliqaj, njeriut rreth të cilit tash janë mobilizuar grupi i të pakënaqurve me kryetarin e sapozgjedhur, Albin Kurti.
Të dorëhequrit kanë paralajmëruar se do të bëhen pjesë e një grupimi të ri politik, shkruan sot Koha Ditore.
E Vetëvendosje ka publikuar disa nga privilegjet që, tashmë ish-aktivistëve, iu ishin ndërprerë në fundvit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)