Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarët se nga data 1 korrik 2019 mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskalë.
Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskalë.
Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.
Fituesit potencialë do të rimbursohen me dhjetë për qind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €).
Numri minimal i kuponëve fiskalë të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro (250€).
-
Hapet afati për aplikim për rimbursim nga kuponët fiskal
-
ATK rinis shpërblimet për kuponë fiskalë
-
Ndryshimi i kampanjës për rimbursim ndikoi në rënien e interesimit për mbledhje të kuponëve fiskalë
-
ATK-ja tërheq numrat potencial fitues për rimbursim
-
Mbi 55 mijë qytetarë presin tërheqjen e numrave potencial fitues nga ATK