Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Berisha, për vdekjen e Rexhep Berishës - babait të heroit Nuhi Berisha, i cili ishte vrarë bashkë me Rexhep Malën në lagjen ’Kodra e Trimave’ në Prishtinë më 1984.
“Sot ka ndërruar jetë babai i heroit tonë, Nuhi Berisha, baca Rexhep, një njeri i urtë dhe shumë miqësor. Edhe pse në moshë të shtyrë, baca Rexhë ishte shumë aktiv dhe merrte pjesë në çdo akademi përkujtimore, ndërsa të gjithë e kujtojmë si burrë të urtë që ofronte njerëzit dhe u jepte motiv për të punuar sa më shumë për vendin tonë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit që kryeparlamentari Veseli i ka dërguar familjes Berisha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo