Megjithëse Kosova po vazhdon të ketë rritjen më të madhe ekonomike përgjatë disa viteve, i njëjti trend nuk është edhe në rritjen e punësimit, raporton KTV.
Veprimet e viteve të fundit të qeverisë me rritje të pagave në sektorin publik, e kanë vështirësuar sigurimin e punëtorëve profesionalë për nevojat e sektorit privat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë hulumtim i bërë nga Banka Botërore ka nxjerrë në pah se faktor për papunësinë është edhe informaliteti, niveli i të cilit vazhdon të mos jetë i matur saktë.
Hulumtimi thotë se gratë e kanë shumë problem të gjejnë një vend pune dhe më shumë perceptohen si kujdestare të fëmijëve dhe të të moshuarve, sesa si forcë e punës.
Marco Mantovanelli nga Banka Botërore ka kërkuar krijimin e sa më shumë lehtësive për bizneset, pasi ende vazhdojnë të përballen me probleme.
Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pranuar se marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe disa shteteve, procedurat doganore, mundësitë e kufizuara për qasje në banka, mosharmonizimi i kërkesës së tregut dhe ofertës nga institucionet arsimore janë disa prej problemeve kryesore në ndryshimin e situatës.