Dy problemet e mëdha të Trepçës nuk po mund t’i zgjidhë as Qeveria Haradinaj. Rimëkëmbja e gjigantit të dikurshëm metalurgjik dhe bashkimi i dy pjesëve - asaj veriore dhe jugore – është larg së realizuari. Aktualisht Trepça është në gjendje të rëndë financiare, ndërsa menaxhmentet e dy pjesëve nuk kanë asnjë komunikim mes vete, shkruan sot Koha Ditore.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të Trepçës, Miftar Hyseni tregon se ka rënie të prodhimit në Trepçë në krahasim me vitin e kaluar. Arsyeja për këtë, sipas tij, është mungesa e fuqisë punëtore të aftë për punë. Hyseni tregon se që nga viti 2013, në “Trepçë” nuk ka pasur punësime të reja, ndërsa barrën kryesore të prodhimit tani e bartë mosha e punëtoreve prej 62 deri në 65 vjet.
Sipas, Hysenit, punësimet e reja dhe investimet në “Trepçë” nuk po mund të realizohen për shkak se ndërmarrja aktualisht është në boshllëk institucional....(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
“Trepça” vazhdon të përballet me vështirësi
-
Hyseni: “Trepça” e ndarë, asnjë komunikim me menaxhmetin në pjesën veriore
-
Qeveria për katër vjet ka ndarë afro 30 milionë euro për Trepçën, kritikon ish-ministri i Financave
-
Qeveria kushtëzon ndihmën për “Trepçën”, reagon Sindikata e Punëtorëve
-
Qeveria: Përkrahja financiare për “Trepçën” varet nga zotimi se do të rifillojë rritja e prodhimit