Gjyqtari Ngadhnjim Arrni është zgjedhur kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në një mbledhje të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Arrni ka marrë tetë vota për, një abstenim dhe asnjë kundër në votimin për zgjedhjen si kryetar.
Deri tash, Arrni ka qenë udhëheqës i Departamentit Special.
Kandidatët që i kanë plotësuar kushtet formale dhe janë propozuar për kryetar të Gjykatës, përveç Arrnit, ishin edhe Kushtrim Shyti dhe Alban Ajvazi.
Deri më tash, pozitën e kryetarit të Themelores e ka mbajtur gjykatësja Albina Shabani-Rama.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryetarja e Themelores në Prishtinë avancohet në procesin nga i cili u tërhoqën gjithë kundërkandidatët
-
KGJK-ja zgjedh kryesuesin pas një varg mbledhjesh të dështuara
-
Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor
-
Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së
-
Dështon zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, shkak mungesa e kuorumit