Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve në vazhdim do të ketë ulje të temperaturave si dhe reshje shiu.
“Ka ndryshuar situata meteorologjike. Pas këtyre ditëve me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo gjendje ciklonike do të kushtëzojë mot me diell, por gjatë ditës do të ndryshojë kjo gjendje, pasi që do të ketë vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet në disa zona të kufizuara do të shoqërohen me stuhi”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas IHMK-së, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-10m/s.
Të enjten temperaturat pritet të shkojnë maksimumi në 23 gradë Celsius.
