Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga nesër, Muhamed Zekiri edhe zyrtarisht nënkryetar i LSDM-së

Nga nesër, e shtunë, Muhamed Zekiri do të jetë edhe zyrtarisht nënkryetar i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë. Siç transmeton Lajm i Shkupit, LSDM gjatë fundjavës do të duhet të zgjedh ekipin e ri që do t’i rri pas Zoran Zaevit në betejat e ardhshme.

Lajmin se Muhamed Zekiri do të jetë nënkryetar i LSDM-së për mediat shqiptare e ka vërtetuar vetë ai, duke e pohuar se gjithçka do të jetë zyrtare të shtunën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndryshimet tjera në partinë që udhëheq pushtetin në Maqedoni do të jenë: Aleaksandar Kiracovski, sekretar i partisë në vend të Oliver Spasovskit, i cili tani drejton MPB-në.

Përveç Muhamed Zekirit, nënkryetar do të promovohet edhe Dragan Tevdovski, ministër i tanishëm për Financa. Frosina Remenski dhe Damjan Mançevski do ta vazhdojnë punën e tyre si nënkryetarë.