Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, përkatësisht Njësinë e Trafikut Rrugor, kanë bërë planin operativ për ndalimin e operimit të taksive ilegalë.
Lajmi u bë i ditur sot në takimin që nënkryetari Arbër Ismajli pati me komandantin e Stacionit Policor, Alban Ramushi, komandantin e Njësitit Regjional të Trafikut Rrugor, Ismajl Fejzullahu drejtorët komunalë, Naser Korça, Nevzad Rushiti e Bekim Bajrami, sikurse edhe kryeshefin e ndërmarrjes Stacioni i Autobusëve, Avni Hajrullahu.
Pas takimit, nënkryetari Ismajli ka konfirmuar se plani operativ do të fillojë së implementuari nga nesër, ndërkaq u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë me taksi ilegalë për shkakun se në vazhdimësi inspektorët komunalë, të asistuar nga Policia, do të kontrollojnë për leje të operimit dhe në momentin që hasin në taksi ilegal, detyrohen që të gjithë të zbresin kudo që ndalen.
Në takim u tha se Komuna po punon në ndërtimin e vendkalimeve për autobusët dhe taksitë, ndërkaq u bëhet thirrje kompanive të transportit që të respektojnë oraret e nisjes, duke u peronizuar me kohë në Stacionin e Autobusëve.
Përfaqësuesit e Policisë në Gjilan kanë shfaqur gatishmërinë e ofrimit të mbështetjes në çdo kohë për Komunën e Gjilanit për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.
-
Aksion për shmangie tatimi në 35 autoparkingje në Gjilan e Viti
-
Policia: Dy kërcënimet për bombë në Stacionin e Autobusëve, nga i njëjti numër në Serbi
-
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e tetë policëve në dy raste të ndara
-
Policia me plan operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, planifikohet mbyllja e disa rrugëve