Qeveria do të përfshijë nesër edhe Lezhën në perimetrin e statusit të veçantë të gjendjes së jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore.
Lajmin e dha vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa pa nga afër dëmet në pallate e banesa, ku përsëriti lutjen për durim.
"Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup! Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o ia dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!", tha Rama.
Më herët qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe qytetin e Laçit./Oranews/
Artikuj të ngjashëm
-
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme edhe në qytetin e Laçit
-
Shqipëria shpall emergjencën energjetike
-
Qeveria e Shqipërisë shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore
-
Tri familje gjejnë strehë në një garazhë në Laç, rrezikohen nga i ftohti e lagështia
-
Ilaçe dhe karburant falas, përfitimet shtesë nga qeveria e Shqipërisë për të prekurit nga tërmeti