Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se ka pranuar informata nga zyrtarët kufitarë të palës serbe se nga nesër me fillim nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë. Shkak do të jetë protesta e paralajmëruar e Shoqatës së Transportuesve në Serbi.
Protesta është organizuar si pasojë e masave të ndërmarra nga BE-ja për shoferët e kamionëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtesta pritet të zgjasë 7 ditë.
"Sipas njoftimit të pranuar nga zyrtarët kufitar të palës serbe, prej nesër datë, 26.01.2026, me fillim nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve, në të gjitha PKK me Serbinë, si pasojë e masave të ndërmarra nga BE për shoferët e kamionëve të rajonit. Sipas njoftimit protesta do të mbahet në territorin e Serbisë dhe mund të zgjasë shtatë ditë. Këto protesta do të ndikojnë në qarkullimin e mjeteve të transportit, mallrave dhe mbingarkojnë trafikun në zonat kufitare të RKS me vendet e rajonit, që janë përfshirë në protesta. Për më tepër shoqatat e transportit të mallrave ose shoferët e kamionëve mund të mbajnë kontakte me homologët e tyre ose kolegët e tyre në rajon”, është njoftuar nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.
Sipas transportuesve, sistemi EES po u shkakton vështirësi serioze në punën e përditshme, ndërsa kërkesat dhe propozimet e tyre për thjeshtimin e procedurave kufitare nuk janë pranuar nga Brukseli. Për këtë arsye, ata kanë vendosur të ndërmarrin masa radikale, duke bllokuar terminalet e mallrave, jo ato të pasagjerëve.