Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga mesdita shi në Shqipëri

Moti në Shqipëri sot parashikohet të nisë me kthjellime, por gradualisht vranësirat do të vijnë në shtim.

Në mbrëmje do të mbizotërojë moti i vranët. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit në intensitet të ulët prej orëve të mesditës. Në mbrëmje dhe në mesnatë, reshjet në pjesën bregdetare dhe perëndimore do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era e vrullshme jugore do të mbizotërojë gjatë ditës, por në mbrëmje do të fryjë nga verilindja.

Valëzimi i ndihmuar nga era i forcës do të jetë 5 ballë.