Gazetari Bashkim Shala në “Express Intervistën” në KTV ka treguar për masat që Shqipëria ka ndërmarrë për të luftuar koronavirusin.
Ai gjithashtu ka folur për mbylljen e kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë për shkak të kësaj pandemie, e lidhjen e tij me kufirin.
“Kufiri Shqipëri-Kosovë përfundimisht ishte mbyllur më 1947, ashtu si muri i Berlinit, edhe pika e kalimit kufitar në Morinë ishim dëshmitarë të ndarjes së një populli në dysh për 52 vjet. 99-ta ka ndikuar pozitivisht, sa që Kadare ka gjetur një titull shumë kuptimplotë ‘Ra ky mort e u pamë’. Ngjarja kryesore kur më 1 qershor po raportonim nga pika kufitare në Morinë, dhe kur NATO kishte bombarduar atë pikë gabimisht dhe në shpëtuam për fije të flokut. Gjithsesi ne ishim të detyruar të raportonim”, u shpreh Shala.
Ai thotë se nga e hëna Qeveria do të ashpërsojë masat e sigurisë, derisa ka theksuar se Rama duket se po e ndjek shembullin e Wuhanit në luftimin e koronavirusit.
“Komuniteti, ashtu si gjithë Shqipëria ka ato masat e sigurimit, por Kukësi vazhdon të jetë i izoluar dhe po i respekton masat e Qeverisë. Kryeministri Rama ka njoftuar se askush nuk del dot në pazar pa marrë lejen digjitale ose me telefon në emër të familjes. Një model të ngjashëm mori edhe Kina përgjatë epidemisë ku vetëm një anëtar i familjes lejohej për të bërë pazar, njëherë në tre ditë. Kështu që më duket se kryeministri ynë po e ndjek shembullin e Kinës, qytetit të Wuhanit”, ka thënë Shala.
Ai ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus në Kukës.
Edhe
Shqipëria ka mbyllur kufirin me Kosovën
Shala thekson se problemi kryesor në Kukës mbetet kujdesi mjekësor për fshatrat.
“Edhe në Kukës njerëzit janë të ndërgjegjësuar, por janë kryesisht të rinjtë që nuk mbajnë distancën sociale, por ka edhe të tillë që ndoshta janë lodhur me izolimin dhe mblidhen e kjo është me mjaft rrezik. Furnizimet për momentin kanë të mjaftueshme, dhe ende është herët të flasim për papunësinë dhe do të shihet kjo në fund të muajit. Problemi kryesor mbetet kujdesi shëndetësor në fshatra. Strukturat janë mobilizuar, duke bërë thirrje biznesit që të shpërndarë gjëra ushqimore, kryesisht miell dhe ata janë përgjigjur”, tha Shala.
-
Ekspertët ngrenë alarm për mungesë të kapaciteteve për përballje me sulmet kibernetike
-
Qytetarët e Shqipërisë të irrituar me masat shtrënguese nga Kosova: As ata mos të vijnë te ne
-
MSH-ja pa masa të reja, me gjithë rritjen e rasteve të infektimit
-
Qytetarë, zyrtarë qeveritarë e deputetë në Shqipëri për fundjavë