SBASHK-u ka vendosur që të mos vazhdojë me greva nga java e ardhshme. Por, siç ka thënë Rrahman Jasharaj, kryetar i kësaj sindikate, kjo nuk do të thotë se ata do të zmbrapsen në kërkesat që Ligji për paga të zbatohet.
Jasharaj i ka thënë Kohës Ditore se të hënën mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës do të vazhdojë normalisht, ndërsa për veprimet e mëtutjeshme sindikale do të vendoset në bazë të kërkesave të anëtarësisë.
Takimi i Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut, është paraparë të mbahet javën që vjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva
-
Një efekt “pozitiv” i moskonstituimit të Kuvendit, SBASHK-u heq dorë nga greva
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën