Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga Covid-19 në Shqipëri 3 pacientë humbën jetën, 99 raste të reja

3 pacientë të tjerë humbën jetën nga Covid-19 në vendin tonë duke e çuar në 104 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 99 raste të reja në 24 orët e fundit.

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveç obezitetit.

Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.

Edhe 3 të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri Arbëri 3 të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.