Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga akademia përkujtimore në Sllovi, bëhet thirrje për unitet

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi.

Me këtë rast ai ka thënë se sot po përkujtohet një krim që ka ndodhur ndaj popullit të Kosovës.

"Më 1999 nuk kanë pyetur në cilën parti jemi, por pa asnjë kriter janë vrarë njerëzit në shtëpitë e tyre. Ky është një krim dhe këtë krim nuk mund ta mohojë askush. Ne po ashtu e shohim që me kalimin e kohës dhimbja është ende prezente, si vend duhet t'i nderojmë të rënët. Jemi të detyruar të punojmë, nuk duhet të harrojmë se për të ardhur deri këtu janë dhënë shumë jetë", tha ai.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se duhet lënë anash inatet derisa ka bërë thirrje për unitet.

"Nuk jemi të kënaqur me këtë status e me këtë gjendje, por mund t'ia dalim. Të heqim dorë të gjithë nga inati dhe të bëhemi bashkë", tha ai.

Edhe Haradinaj në Studime të Vushtrrisë kërkon drejtësi për të gjithë viktimat e luftës Arbëri Haradinaj në Studime të Vushtrrisë kërkon drejtësi për të gjithë viktimat e luftës

Përfaqësuesi i familjarëve, Naim Hyseni, tha se nuk do të ndalen duke kërkuar drejtësi.

"Sot bëhen 20 vite ku forcat serbe vranë dhe masakruan një popullatë të pambrojtur. Sot kujtojmë 45 dëshmorët dhe martirët që u vranë në mënyrë mizore. 20 vite pas krimeve kriminelet janë të lirë, ne kërkojmë drejtësi", tha ai. Ksp