84 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale nga Covid 19. Prej tyre 30 janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë në gjendje të rëndë dhe 65 janë me oksigjeno- terapi.
Vetëm në QKUK sipas raportit ditor janë të shtrirë 63 pacientë. 12 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 54 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rëndë.
Në klinikën Infektive po trajtohen 12 pacientë, 3 në gjendje të rëndë dhe 21 të tjerë post-covid .
Kurse në Klinikën e Pulmologjisë po trajtohen 30 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë. 18 të konfirmuar pozitivë dhe 11 me oksigjeno-terapi.
Edhe
Në spitalet e Kosovës po trajtohen 120 pacientë të konfirmuar me COVID-19
Spitali i Gjilanit ka numrin më të madh të pacientëve. Aktualisht në këtë spital po trajtohen 14 pacientë .Ndërsa në spitalin e Gjakovës dhe të Pejës janë dy pacientë.
Ndërsa spitalet rajonale të Prizrenit, Vushtrrisë e Mitrovicës kanë nga një pacientë.