Për herën e 17-të në Prishtinë mbahet panairi ndërkombëtar AGROKOS - agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve në Ballkanin Perëndimore.
‘AGROKOS 2017’ organizohet nga datat 18 – 20 tetor 2017, në Pallatin e Rinisë. Siç bëjnë me dije organizatorët, këtë vit ky panair sjell risi të shumta si:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo· Për herë të parë këtë vit kemi Pavijonin Holandez të organizuar nga Qeveria Holandeze dhe zyra për bashkëpunim dhe tregti pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë,
· Pavijoni nga Bosnja së bashku me shumë kompani,
· Pjesëmarrje e lartë nga Shqipëria,
· Mbështetja e KIESA për prodhues vendorë,
· Kompani tjera individuale nga vendet e rajonit,
· Seminare të dedikuara për fermerë.
‘AGROKOS’ sjell traditën 17 vjeçare të pikëtakimit mes bizneseve të shumta të cilat synojnë zgjerimin e tregut në Ballkan, por edhe më gjerë. I organizuar me standarde të larta nga kompania CEO e certifikuar ndërkombëtarisht nga Asociacioni Ndërkombëtar i Panaireve me seli në Francë - UFI, panairi është specializuar tashmë në trajtimin individual të ekspozuesve, bashkëpunëtorëve por edhe vizitorëve të saj.
Përveç takimeve B2B, edicioni i sivjetmë rezervon takime të jashtëzakonshme me top ekspertet ndërkombëtarë të industrisë së kësaj fushe ku mund të diskutoni dhe këshilloheni “face to face”.
Duke u bërë pjesë e AGROKOS-it bizneset e kësaj industrie mësojnë për trendët në fushën e agrobiznesit, mësojnë për risitë e konkurrencës së tyre dhe zgjerojnë rrjetin tyre të distribuimit në nivelin ndërkombëtar.
CEO në cilësinë e organizatorit ju uron suksese të gjithë ekspozuesve dhe vizitoreve duke shpresuar se gjatë këtyre ditëve, jo vetëm promovimi i veprimtarisë apo i produkteve dhe shërbimeve do të jenë në qendër të vëmendjes por do të gjejë hapësirë të mjaftueshme edhe përforcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në mes subjekteve dhe institucioneve duke kontribuar në rritjen e vazhdueshme dhe qëndrueshme të këtij sektori.