Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga 1 janari paga minimale në Shqipëri 242 euro

Tiranë, 17 dhjetor - Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen me 4 mijë lekë të pagës minimale nga data 1 janar i vitit që vjen.

Sipas vendimit të publikuar paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, do të jetë 30 mijë lekë (242 euro).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paga bazë minimale mujore përcaktohet në vendim, jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

“Paga bazë minimale orare do të jetë 172.4 lekë. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë”, thuhet në vendim.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021/ATSH.