Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër votohet për kreun e PD-së mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit

Pas 16 ditësh fushatë, demorkatët e Shqipërisë do të zgjedhin nesër, të shtunën, kryetarin e ri mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.

Rreth 104 mijë anëtarë demokratë nga 68 degë në rrethe, do t'u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në garë janë kreu i "vetëngrirë" i PD-së, Lulzim Basha, si dhe deputeti Eduard Selami, i cili nuk u përfshi në listat e deputetëve në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në të gjithë vendin do të jenë 73 komisione të votimit, ku demokratët do të kenë mundësi të votojnë që nga ora 08:00 e mëngjesit të ditës së shtunë deri në orën 19:00.

Në secilën prej 73 komisioneve të dy kandidatët në garë, Basha dhe Selami, do të kenë përfaqësuesit e tyre, ndërkohë që të gjithë votat do të numërohen në selinë e PD-së në Tiranë.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka premtuar se ditën e diel, falë numërimit të shpejtë, demokratët do të kenë kryetarin e ri të tyre, që do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme.

Sa i përket fletës së votimit, Basha do të jetë i pari, ndërsa Selami i dyti.