Në javën e fundit të tetorit pritet të mbizotërojë mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), kjo vjen si rezultat i prezencës së fushave anticiklonike të cilat kanë përfshirë territorin tonë.
“Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të marte në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta. Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikojë negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 12-16 gradë.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1- 11 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike.”