Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër seanca e rregullt e Kuvendit, në rend të ditës: dy interpelanca e debate parlamentare

Nesër në një seancë të rregullt mblidhet Kuvendi i Kosovës, në të cilën përveç pikëve të rëndomta, do të jenë edhe dy interpelanca e dy debate parlamentare, transmeton Koha.net.

Seanca është ftuar për orën 10 dhe do të nisë me pikët:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare.

Në vazhdim janë:

3. Interpelanca e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit të thëngjillit dhe minierën e Sibovcit, dhe

4. Interpelanca e ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.

Sipas rendit të ditës të paraparë për këtë seancë, deputetët do të zhvillojnë:

5. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

6. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

Këto interpelanca kanë qenë në rend të ditës edhe në disa seanca të mëparshme të Kuvendit, por ato janë shtyrë me arsyetime të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm