Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër përurohet Kompleksi Memorial në Korishë të Prizrenit i nisur qysh më 2011-n

Të enjten do të përurohet Kompleksi memorial kushtuar martirëve të fshatit Korishë, i nisur qysh më 2011.

Për punimet në këtë kompleks ku janë të varrosur 88 martirë, ishin ndarë rreth 200 mijë euro nga buxheti i Komunës së Prizrenit, brenda një periudhe 5-vjeçare. Në vitin 2011, një kontratë prej mbi 145 mijë eurove ishte nënshkruar nga drejtoria e Kulturës së komunës.

KOHA pati raportuar për gjendjen e keqe në të cilën kishte mbetur ky kompleks prej vitesh. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pati akuzuar qeverinë e kaluar se ka keqpërdorur paranë publike në projektin e memorialit.

Ndërkaq, nga komuna ishte thënë se ka pasur probleme pronësore e që për këtë arsye nuk kanë mundur të punojnë aty.

Gjysma e punimeve në kompleksin memorial në Korishë janë financuar nga vetë banorët.