Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër nga ora 03:00 deri në orën 12:00 ndërpritet plotësisht hyrja në Greqi

Për shkak se do të bëhen ndërhyrje në sistemin kompjuterik, Greqia do të ndërpresë plotësisht lëvizjen drejt këtij vendi.

Policia shqiptare ka njoftuar se ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të plotë të lëvizjeve drejt Greqisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet e ditur se ndërprerja e lëvizjeve drejt shtetit fqinj do të bëhet nga ora 03:00 deri në orën 12:00, si për makinat ashtu edhe për këmbësorët.

Gjithashtu policia greke ka njoftuar se kjo ndërprerje ndodh për shkak se do të bëhen ndërhyrje në sistemin kompjuterik.

“Njoftohemi nga Policia Greke se duke filluar nga ora 03:00 deri në orën 12:00 të datës 12.06.2017 do të këtë ndërprerje të plotë të lëvizjeve drejtë shtetit Grek, të këmbësorëve dhe automjeteve, pasi do të bëhen ndërhyrje (riparim) në Sistemin kompjuterik ku regjistrohen të dhënat e qytetarëve dhe të automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.