Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër në kryeqytet performancë kundër ngacmimeve seksuale

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, në bashkëpunim me Kvinna til Kvina, të premtën, më ë 6 tetor, nga ora 12:00, në sheshin “Nëna Terezë” (përballë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve) do të shpalosë një performancë rruge si revoltë kundër ngacmimeve seksuale.

Në kuadër të kësaj perfomance artistike do të bashkëngjitet një mysafire speciale, aktiviste për të drejtat e grave dhe atlete e njohur nga Suedia, e cila njëherësh e lufton dukurinë e ngacmimit seksual në vendin e saj, znj. Linnéa Claeson. Ajo, siç theksohet në paralajmërimin e këtij zhvillimi, do të ndajë eksperiencat e saj duke krijuar një atmosferë interaktive me publikun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktoret që do të performojnë janë: Daniela Markaj, Qendresa Kajtazi, Halime Bici, Diana Markaj, Genta Ramadani, Margarita Ukaj dhe Kosovare Thaqi.

“A jeni lodhë t'u qenë çdo ditë pre e ngacmimeve seksuale në rrugë?!

A ka fillu gjithë ky proces intrigues me ju kalu në përditshmëri?! Rutinë që t'i mbyllë sytë, veshët dhe gojën?!

A jeni gati me ua përplasë realitetin fytyrës agresorëve të rrugës?!

Këto janë disa nga sloganet e kësaj performane, për të cilën organizatori Artpolis këshillon: Merre një shoqe dhe një shokë, le ta përçojmë mesazhin aty ku duhet.

Mos harro, ndryshimin e bëjmë bashkë!”.