Kosova, do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferikë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes kumtesës për media thotë se në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i qetë dhe stabil.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius. Do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Artikuj të ngjashëm