Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër mot me diell e vranësira të pjesshme në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër në Kosovë do të mbretërojë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme.

Temperaturat do të shkojnë deri në -1 gradë Celsius, transmeton Koha.net.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

IHMK-ja shton se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Image