IHMK-ja përmes një komunikate për media njofton se nesër në Kosovë do të mbretërojë mot i vranët dhe me kushte për reshje të shiut, transmeton Koha.net.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9m/s.
Artikuj të ngjashëm