Komuna e Prishtinës ka filluar realizimin e punimeve të parapara në kontratën “Rikonstruimi I rrugëve e parkingjeve në lagjen Bregu I Diellit”.
“Njoftojmë të gjithë banorët e rrugës “Armend Daci” të lagjes Bregu i Diellit, se nesër, e diele, 24 nëntor 2019, prej orës 06.00 të mëngjesit do të fillojnë punimet në këtë rrugë. Rruga do të mbyllet për qarkullim deri në përfundimin e punimeve. Lusim banorët që t’i largojnë veturat nga hapësira e rrugës, në mënyrë që punimet të realizohen pa pengesë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm
-
Nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë
-
Nesër mbyllet rruga “Xheladin Hana” për qarkullim
-
Nisin punimet, mbyllet njëri krah i rrugës “Agim Ramadani”
-
Prej të shtunës mbyllet njëri krah i rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet
-
Rruga “Fehmi Agani” do të mbyllet për qarkullim çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00