Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër mbahet pjesa e dytë e provimit të maturës

Pjesa e dytë e Provimit të Maturës për 25 mijë maturantë nga Kosova do të mbahet nesër [e shtunë].

Komisioni Qendror i Maturës njofton se, provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.

Pyetjet në pjesën e dytë të provimit janë nga lëmia profesionale.