Një ditë para shpalljes së aktgjykimit për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ka reaguar vëllai i saj, Leonard Ademaj.
Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shprehur pritjet e familjes lidhur me vendimin e gjykatës, duke thënë se shpresojnë burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
“Nesër gjykata e jep vendimin në rastin e vrasjes së Liridonës tonë. Ne të gjithë, por sidomos mama jeme, që i është thyer shpirti, shpreson që kriminelët që e kanë vrarë Liridonën do ta paguajnë përjetësisht me burg, ashtu siç përjetësisht ne do të mbesim pa Liridonën tonë për shkak të krimit të tyre”, shkroi Leonard Ademaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ademajt, Kokalla me 30 vjet
-
Haxhiu: Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, mesazh i qartë se krimet nuk mbeten pa ndëshkim
-
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të Kokallës
-
Vëllai i Liridona Ademajt: Ky vendim është edhe për fëmijët që s’do ta shohin më nënën e tyre
-
Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt