Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër fillojnë aplikimet për mbjellje të drurit në parkun e të martuarve në Prishtinë

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se nga data 28 korrik do të pranohen aplikimet për mbjellje të drurit nga çiftet e sapomartuara në parkun e dedikuar për ta, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Hapja e parkut do të bëhet më 7 gusht, dhe të drejtë aplikimi për mbjelljen e drurit kanë të gjitha çiftet që paraqiten në Komunë për t’u kurorëzuar.

Komuna e Prishtinës thotë se tarifat për ceremoninë e kurorëzimit, janë:

- 15 euro, nëse kurorëzimi bëhet brenda objektit të Komunës

- 50 euro, nëse kurorëzimi bëhet në lokacion tjetër

Edhe Në Prishtinë sot fillon aplikimi për mbjelljen e drurit nga çiftet e kurorëzuar Arbëri Në Prishtinë sot fillon aplikimi për mbjelljen e drurit nga çiftet e kurorëzuar

- 40 euro, nëse duan ta mbjellin drurin në parkun e të martuarve

Kërkesat dorëzohen në sportelet e komunës së Prishtinës, gjegjësisht më Zyrën e Gjendjes Civile. ​