Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nesër dhe pasnesër, më 16 e 17 maj, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
IHMK-ja thotë se Indeksi UV mbetet i lartë, në vlerat e rrezikut dhe këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s”, përfundon njoftimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Mot me diell e pjesërisht i vranët në dy ditët e ardhshme në Kosovë
-
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët gjatë javës së ardhshme në Kosovë
-
Mot pjesërisht i vranët në dy ditët e ardhshme në Kosovë
-
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët në dy ditët e ardhshme në Kosovë
-
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët sot në Kosovë