Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër dy panaire në Prishtinë

Nesër në Prishtinë do të hapen edhe dy panaire tjera, ai i Edukimit dhe Turizmit e Sportit.

Derisa Panairi ndërkombëtar i Edukimit ka për qëllim kryesor informimin dhe ngritjen e vetëdijes së studentëve rreth përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional, si dhe mundësive për bursa dhe punë praktike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit do të ekspozohen pika të reja turistike të shumta të cilat prezantohen nga Agjencitë Kombëtare te Turizmit si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe më gjerë, përmes komunave/bashkive përkatëse.

Të dy panairet janë organizuar nga Kompania Congress & Event Organization, ndërsa hapja solemne bëhet në ora 10:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.