Me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë që nesër, me datë 2 qershor, fillon ngjarja vjetore për vitin e 4-të radhazi: Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2017. Sfida edhe për këtë vit do të jetë çiklizmi rreth e rreth Kosovës për tre ditë duke u nisur nga Prishtina për në Gjilan, Ferizaj, Prevallë, Prizren, Gjakovë, Valbonë, Junik, Pejë, e deri në kthimin në Prishtinë në një rrugëtim prej mbi 500 kilometrash.
Çiklistët do të nisin rrugëtimin e tyre nesër, me 2 qershor, në ora 7 në mëngjes nga Lulu’s Coffee and Wine dhe kthehen të dielën me 4 qershor rreth orës 18.00 në De Rada. Një ngjarje përmbyllëse do të mbahet në De Rada duke filluar nga ora 19.00, në të dielen mbrëma të 4 qershorit, që përfshin argëtim, muzikë, ushqim dhe aktiviteteve të ndryshme për familjarë, me ç’rast ftohen të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë.
Qëllimi i kësaj ngjarje është të sigurohen fonde që do të blejnë analizuesin CRP për spitalin e Pejës, pajisje kjo që ndihmon në kryerjen e analizave të gjakut tek foshnjat e lindura para kohës.
Njëkohësisht ju ri-kujtojmë që kampanja elektronike është ende aktive përmes platformës KosovaIdeas ku mund të dhurohet çfarëdo shume për t’mbështetur këtë sfidë dhe qëllim humanitar e qasshme përmes linkut: http://kosovaideas.net/campaign/detail/305
---
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Ky fondacion zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike (që përkujdesen për nënat), Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal (që përkujdesen për foshnjet e lindura para kohe) dhe klinikat pediatrike (që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera) në Republikën e Kosovës. Për më shumë www.amchealth.org
-
Çiklizëm rreth Kosovës për të ndihmuar fëmijët
-
Sigurohen 7 mijë euro nga “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”
-
Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” mblodhi 8185 euro
-
Gara e çiklizmit bllokon përkohësisht disa rrugë në Kosovë për tri ditë
-
“Tour de Kosova” edhe sivjet jashtë kalendarit ndërkombëtar