Arbëri

Nesër borë e shi në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell nesër në Kosovë, transmeton Koha.net. 

Vranësirat, të mërkurën, parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Borë pritet të bie në perëndim të vendit, atje ku parashihet të fryjë edhe erë mesatare deri e fortë, ndërsa në pjesët tjera të vendit do të ketë reshje shiu e herë-herë edhe flluska bore. Vendi më i nxehtë pritet të jetë Gjakova dhe nuk parashihet të ketë reshje, por kryesisht rreze dielli”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe në disa pjesë të territorit priten edhe masa nga jugu, shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 19m/s.

Image