Organizata Mjedisore “Let’s Do It Kosova” po vazhdon edhe këtë vit me aktivitete vetëdijesuese për mbrojtjen e mjedisit në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", të cilat po konkretizohen me aksione pastrimi nëpër lokacione të ndryshme të vendit.
Pwrmes njw komuikate pwr media bwhet e duitur se nesër, më 24 mars, vullnetarët e "Let's Do It Kosova" do të organizojnë aksion pastrimi në komunën e Shtërpcës, duke filluar nga ora 10:00, transmeton Koha.net.
Gjithashtu thuhet se aksioni do të realizohet në bashkëpunim me banorë të komunitetit serb dhe shqiptarë në Shtërpcë, me të cilët do të largohet një sasi e madhe e mbeturinave nga ky qytet.
Për organizimin e këtij aksion ka ndihmuar edhe Këshilli i Veprimit Rinor të Shtërpcës, ndërsa do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga kjo komunë dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Po ashtu, aksionit do t'i bashkohen edhe kryetari i komunës së Shtërpcës dhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga komuniteti serb.
Iniciativa “Let’s Do It Kosova”, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj u bëjmë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje.