Ambasada Japoneze në Kosovë do nënshkruajë pesë projekte të granteve në vlerë prej 320.440 euro, për t'u zbatuar për qytetarët e Kosovës në komuna të ndryshme. Projektet që Ambasada do i mbështesë gjatë këtij viti janë:
1.Projekti për shpërndarjen e ujit për fshatrat Hogosht dhe Lisocke në Komunën e Kamenicës me shumën totale prej 79,357.00 Euro.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të sigurojë një sistem të mirë të furnizimit me ujë për fshatrat Hogosht dhe Lisocke. Përfituesit e këtij projekti janë popullata që jeton në këtë pjesë të Kamenicës, nga fëmijët e shkollës e deri te bizneset e potenciale.
2.Projekti për Rinovimin e Aneksit Shkollor të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë me shumën totale prej 70,473.00 Euro.
Qëllimi i projektit është të rrisë qëndrueshmërinë dhe të sigurojë një mjedis të sigurt për nxënësit, stafin dhe komunitetin që frekuentojnë objektet shkollore në baza ditore.
Edhe
Ambasada e Japonisë ndan grante në vlerë 350 mijë euro për pesë komuna të Kosovës
3.Projekti për Sigurimin e Pajisjeve Mjekësore për Kujdesin Shëndetësor për Nënat dhe Fëmijët në Kosovë me shumën totale prej 54,370.00 Euro.
Projekti synon te përmirësoje rezultatet shëndetësore të grave dhe foshnjave të tyre të parakohshme, veçanërisht grupe të ndjeshme dhe të margjinalizuara përmes shërbimeve më të mira të kujdesit shëndetësor, për të ulur vdekshmërinë foshnjore duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe në fund për të rritur ndërgjegjësimin e grave të moshës 21 vjeç -65 vjet në mundësitë për shqyrtimin e kancerit të qafës së mitrës përmes pajisjeve të sofistikuara mjekësore.
4.Projekti për Sigurimin e Automjetit të Transportit dhe Gjeneratorit te rrymës për Qendrën për Komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian me një shumë prej 35,990.00 Euro.
Qëllimi i këtij projekti është pajisja e Qendrës së re të Komunitetit dhe Mësimit në Fushe Kosova me zgjidhje të përhershme të transportit dhe qëndrueshmëri elektrike dhe ngrohëse.
5.Projekti për Sigurimin e një Traktori për Promovimin e Bujqësisë në Istog” me shumën totale prej 80,250.00 euro.
Edhe
Kosova nënshkruan marrëveshje me BB-në për grant 9.1 milionë euro për sistemin e ujitjes
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të rrisë fuqizimin dhe pavarësinë financiare të grave dhe fermerëve të rinj të Komunës së Istogut.
Japonia ka zbatuar projekte para se Kosova të fitonte pavarësinë. Shuma totale e granteve japoneze që nga viti 2010 deri më sot arrin në 3.077.658 euro, për 48 projekte në tërë vendin.