Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka thënë se në Kosovë nuk ka vakum institucional, derisa ka shprehur bindjen se në vend do të ketë zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se askush nuk duhet të frikohet nga zgjedhjet.
“Në Kosovë nuk do të ketë vakum institucional dhe as anarki. Funksionimi dhe stabiliteti i shtetit nuk janë dëshira interpretimesh personale”, ka thënë Berisha, përcjell Koha.net. “Zgjedhjeve nuk ka arsye t’iu trembet askush. Të gjithë që kërkuan zgjedhje, tashmë i kanë para vetes. Zgjedhje do të ketë. Të gjithë duhet t’i nënshtrohemi vendimit të sovranit (popullit)”, ka thënë më tej ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Berisha i AAK-së i përgjigjet Thaçit: Nuk kemi frikë, jemi të gatshëm për zgjedhje
-
Berisha: Unë do të reflektoj, do ta votoj këdo në votim të hapur
-
Berisha: Nuk presim ndonjë rezultat nga takimi me presidenten
-
Tahiri: Ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje
-
AAK: Të gatshëm për çdo variant në të mirë të institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjet