Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nëna e dëshmorit prishtinas kërkon nga Haradinaj e Ahmeti rregullimin e varrezave

Hyra Dini, nëna e dëshmorit Rrahman Dini, ka ardhur që të bëjë homazhe te varri i djalit të saj.

Ajo, tash e 20 vjet, vendos lule mbi varrin e parregulluar të dëshmorit të Komunës së Prishtinës, raporton KTV.

Derisa aty homazhe bënë edhe kryeministri Ramush Haradinaj e kryetari Shpend Ahmeti, ajo ka kërkuar që premtimet të mos mbesin vetëm në letër.

Haradinaj, si dhe përfaqësues të tjerë të Komunës së Prishtinës, kanë bërë homazhe dhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

Aty, kryeministri Haradinaj tha se varrezat e dëshmorëve në gjithë vendin, do të rregullohen.

Edhe Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat Arbëri Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat

Në Prishtinë, gjatë kohës së luftës, kanë rënë dëshmorë 99 persona.

Po këtë ditë, në kryeqytet, është mbajtur edhe aksioni për dhurim të gjakut.