Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nëna austriake kërkon hetime për vdekjen e vajzës së saj në Kosovë

Dy vjet më parë, Elita Barisaite nga Austria, ishte nisur për në Kosovë që të bashkohej me babanë biologjik kosovar.

Por, dy vjet pas, në moshën 24-vjeçare, ajo gjeti vdekjen duke luftuar e vetme mes dhimbjeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton KTV.

Rreth 10 ditë më parë ajo ishte gjetur e djegur në një banesë në rrugën “UÇK” të Prishtinës.

Gjatë trajtimit mjekësor, autoritetet kishin njoftuar nënën e saj austriake, e cila jeton në vendlindje.

E, pas varrimit të së bijës, nëna është kthyer në Austri, ndërsa avokatja e autorizuar rrëfen tragjedinë e së bijës.

Avokatja Xhevahire Kloppner tregon se dyshimet e nënës së saj janë se vajza ishte pre e një krimi të organizuar.

Kloppner tregon se vajza kishte ardhur në Kosovë nga dëshira për ta njohur familjen e babait dhe për të jetuar në Kosovë.

Edhe Nëna austriake kërkon hetime për vdekjen e vajzës së saj në Kosovë Video Nëna austriake kërkon hetime për vdekjen e vajzës së saj në Kosovë

Fillimisht, policia e ka trajtuar rastin si vetëvrasje në tentativë, por meqë viktima ka ndërruar jetë, në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet si vdekje e dyshimtë.

Policia ka intervistuar disa persona lidhur me këtë rast.

Ndërsa, në Prokurorinë e Shtetit thonë se ende nuk kanë nisur hetime të veçanta për rastin në fjalë.